I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u ka shprehur ngushëllime familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e tërmetit që ka goditur sot Turqinë dhe Sirinë, raporton Fol Drjet.
Sipas tij, lajmi për këtë tërmet, e ka trishtuar:
“Më trishtoi lajmi për tërmetin që ka goditur Turqinë dhe Sirinë. Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës u shprehë ngushëllime të gjitha familjeve për viktimat e tërmetit të tmerrshëm që i goditi këtë mëngjes. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e të dyja vendeve në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre.”, është shprehur Abdixhiku.
Mbi 1400 persona deri më tani janë raportuar të vdekur, sipas Al Jazera-s./FolDrejt/
Deeply saddened by the news about the earthquake that hit Turkey and Syria.
On behalf of the @LDKzyrtare, I express my condolences to all the families of the victims of the terrible earthquake that struck them this morning. 1/2
— Lumir Abdixhiku (@LumirAbdixhiku) February 6, 2023