Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, vizitoi sot familjen e veprimtarit të LDK-së në Klinë, Ismet Rracit.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Ismet Rracin e vranë më 24 prill të vitit 2001. E vranë në hyrje të banesës së tij, derisa kthehej tek familja e tij; tek Astriti, Asimi, Albani e zonja Xhemile.
Ismet Rraci ishte kryetar i zgjedhur i Komunës së Klinës. Ishte patriot i madh, politikan i ndershëm, e bashkëpunëtor i përkushtuar në LDK.
22 vite më pas, kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e tij. Sot isha në banesën e tij; aty ku po kthehej Ismeti Rraci në prillin e fundit të tij.