Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Podujevën, të cilën e quajti fole të LDK-së, shkruan Fol Drejt.
“Faleminderit Llap, fole e Lidhjes sonë, për një pritje të përzemërt e pjesëmarrje të lartë në shënim të 33 vjetorit të themelimit të Degës në Podujevë. Jeni gjithëherë shtyllë mbështetëse e veprimit tonë politik.”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
Abdixhiku theksoi se mes veprimtarëve themeltarë, mes bartësve të kohërave të ndryshme, mes gjeneratave të reja politike, ata shënuan një rrugëtim të gjatë e me përplot arritje.
“Në nderim të së shkuarës, do të bëjmë të ardhmen. Për LDK-në dhe Kosovën pa dallim!”, shtoi në fund Abdixhiku. /FolDrejt/