Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar në prag të zgjedhjeve të brendshme të LDK-së, duke thënë se zgjedhjet për këtë parti janë festë dhe po si festë do të trajtohet gjithë procesi zgjedhor, transmeton Fol Drejt.
“Zgjedhjet në LDK janë festë; dhe si festë do ta trajtojmë gjithë procesin zgjedhor të brendshëm të aprovuar sot, pas dy takimeve të ndara me Kryesinë Qendrore e me Kryetarët e Degëve. Dy vite pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, në përputhje me afatet tona statutare, po nisim procesin e rregullt zgjedhor, në të gjitha nivelet për mandatet e reja katër vjeçare.
Propozimi im mbi parimet zgjedhore, i votuar me unaminitet të plotë në të dy trupat udhëheqëse, e i nisur drejt Këshillit të Përgjithshëm si organi më i lartë vendimmarrës, hapë rrugën drejt Kuvendit të rregullt zgjedhor, nga ku do të dalin organet e reja udhëheqëse të shtëpisë më të vjetër politike në vend.”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në Facebook.
“Për ne, demokracia nuk është vetëm emërtim partiak. Para së gjithash është vlerë të cilën duhet ta manifestojmë me plot bindje e përkushtim – fillimisht mes veti – e më pas dhe në sjelljen tonë shtetare.
Uroj gjithë veprimtarët për garë të drejë, të hapur e gjithëpërfshirëse. Për angazhim të të rinjëve, grave e grupeve tjera shoqërore që familja jonë politike ka ditur gjithëherë t’i përfaqësojë.
Mbi të gjitha, garoni drejtë, garoni mbarë, garoni si të djathtë, rugovistë e patriotë! Pas garës do të ecim bashkë.
Le të ndërtojmë shtëpinë tonë demokratike, lidhjen tonë politike, Lidhjen tonë Demokratike. Le ti japim vetes një organizim politik si asnjëherë më parë, e Kosovës, gjeneratave të tashme e të ardhme, shtetin që e kemi ëndërruar gjithherë.”, është shprehur më tej i pari i LDK-së./FolDrejt/