Për qeverisjen e Vetëvendosjes ka folur edhe Abelard Tahiri.
Ai ka thënë se Qeveria Kurti është më e dobëta që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.
Në deklarimin e tij pas mbledhjes së Kryesisë, Tahiri tha mos-angazhimi i Qeverisë në kohën e duhur e ka vështirësuar jetën në Kosovë.
“Kemi rritje të çmimeve, nga derivatet e pastaj tek produktet esenciale dhe së fundmi më e dëmshmja shtrenjtimi i rrymës. Kriza energjetike nuk na trokiti në derë brenda një nate, por u paralajmëruar që nga prilli. Kemi kërkuara që Qeveria të aktivizohet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur si rezultat i paaftësisë së kësaj Qeverie”.
“Sot kemi edhe numrin më të madh të qytetarëve që synojnë të lëshojnë Kosovën. Nuk ka ndodhur asnjëherë prej çlirimit nga vitit 1999 s’mund të gjeni asnjë statistikë që brenda dy muajsh në një ambasadë numri i njerëzve që kërkojnë viza pune, të shkojë në 90 mijë. Kjo është shqetësuese dhe tregon që njerëzit nuk shohin më shpresë për këtë vend”, tha Tahiri