Abelard Tahiri, njëherit edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, bashkë me deputetë tjerë kanë zbritur në pjesën ku po mbahet protesta e veteranëve.
Duke iu drejtuar veteranëve, Tahiri u ka bërë me dije se nuk do të lejojnë vazhdimin e seancës pa qenë prezentë edhe përfaqësues nga organizata të veteranëve të luftës.
“Dhe nuk do të lejojmë që të vazhdojë seanca tutje pa u ulur përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës bashkë me qeverinë e komisionin për Buxhet dhe Financa”, është shprehur Tahiri.
Tutje ai e ka konsideruar këtë si një kërkesë minimale dhe kërkesë të dinjitetshme dhe bëri me dije se shpreson që deri në përfundim të pauzës, nga qeveria do të reflektojnë dhe do ta gjejnë një zgjidhje./FolDrejt/