Roman Abramovich thuhet se ka pranuar ofertën e Ukrainës për të marrë pjesë në bisedimet e paqes dhe për t’i dhënë fund pushtimit rus të vendit fqinj.
Shumë vetulla u ngritën pasi biznesmeni rus njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga detyrat e tij në krye të Chelsea, pas vendimit të Vladimir Putin për të nisur një operacion ushtarak në Ukrainë.
Sipas “Jewish News”, Ukraina bëri kontakte me Abramovich për t’i kërkuar atij që të ndërmjetësojë në përpjekjen e tyre për të negociuar një zgjidhje paqësore me Rusinë.
“Mund të konfirmoj se pala ukrainase është përpjekur të gjejë dikë në Rusi të gatshëm për t’i ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje paqësore”, tha një zëdhënës i miliarderit rus.
“Ata janë të lidhur me zotin Abramovich përmes komunitetit hebre dhe iu drejtuan atij për ndihmë. Abramovich që atëherë është përpjekur të mobilizojë mbështetjen për një zgjidhje paqësore.
“Megjithëse ndikimi i zotit Abramovich është i kufizuar, ai është i vetmi që u përgjigj dhe mori përsipër të provojë. Nëse kjo do të ketë ndikim apo jo, nuk e di, por jam në kontakt me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy.”