Manjati rus dhe ish-pronari i Chelseat, Roman Abramovich nuk synon më të investojë para në futboll, edhe nëse merren parasysh rrethanat aktuale.
Abramovich, i cili u desh të shiste klubin vitin e kaluar pas vendosjes së sanksioneve ndaj rusëve, aktualisht jeton në Stamboll dhe ka pasur raportime se ai ka në plan të blejë një klub që garon në Superligën turke.
Megjithatë, zëdhënësi i Abramovichit i etiketoi ato pretendime si “plotësisht të rreme” dhe ky manjat rus, edhe siç janë gjërat tani, nuk aspiron të blejë një klub futbolli.
Gjatë asaj kohe, pronari i njohur i Chelseat, i cili e udhëhoqi ekipin dy herë drejt titullit të kampionit të Evropës, u vendos në Stamboll. Interesant është fakti se ai ka marrë me qira një pronë në vendin ku u luajt finalja e Champions League mes Manchester City dhe Inter (1:0) të shtunën e kaluar.
Sipas raporteve të Daily Mirror, Abramovich është zhvendosur në një pronë në lagjen Anadolu Hisari të Stambollit. Sipas ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme, Abramovich e merr me qira këtë pronë duke paguar një tarifë mujore prej 47,000 euro. Pronari fillestar i kësaj prone, të cilën ia jep me qira Abramovicit, e bleu për 20 milionë euro 10 vjet më parë.
Kujtojmë se Abramovich ia shiti Chelsean miliarderit amerikan Todd Boehly, i cili investoi shumë para në klubin nga Londra, por nuk solli rezultat të menjëhershëm.
Rusi ishte në krye të Chelseat për 18 vite, gjatë të cilave ai ndryshoi plotësisht Chelsean. Ai e shndërroi një klub londinez në një makinë fituese të trofeve dhe shumë donin që ai të merrte përsipër klubin e tyre. Megjithatë, për shkak të sanksioneve të BE-së kundër miliarderëve rusë, atyre iu mohua kjo mundësi, transmeton Fol Drejt.