Një person është arrestuar pas dyshimit për sulm seksual në familje ndaj një të miture.
Rasti ka ndodhur me datën 25 korrik, në orët e hershme të mengjesit, ndërkohë arrestimi i të dyshuarit është bërë ditën e djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, palët janë intervistuar dhe sipas vendimit të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/