Ristrukturimi teknik i Milanit mund të parashikonte një veprim sensacional, veçanërisht nëse Spalletti do të ulet në stolin e kuqëzinjve.
Icardi ende ka një kontratë me Interin, e cila skadon ne verën e vitit 2022, Icardi deri në minutat e fundit të afatit kalimtar veror 2019, shpresonte për një qëndrim te mundshëm te Inter por gjerat u vështirsuan kur Interi nënshkroj me Lukakun.
Ai u huazua nga PSG-ja, në verën e vitit të kaluar por se fundmi klubi francez ka shkëputur kontratën me të.
Mundësia e kalimit te AC Milan? Megjithë pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, Fondi Elliott mbështetet gjithmonë klubin ‘Kuqe e Zi’ financiarisht.
Paul dhe Gordon Singer nuk kanë ndërmend të shesin Milanin. Por skuadra duhet të rindërtohet dhe rihapet përsëri. Me një drejtues të vërtetë që bën ndryshimin në fushë. Por edhe jashtë saj.
Me ardhjen e mundshme e Spalletit në stolin e klubit, transferimi i Icardit në Milan mund të behej një realitet.