Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), bën të ditur se për sot parashihet mot më i ftohët dhe me kthjellime të pjesshme, transmeton Fol Drejt.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius.
Në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri 11 m/s. /FolDrejt/