Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi telefonata të veçanta me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviq.
Telefonatat erdhën në vazhdën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pasi qytetarët serbë në veri bllokuan rrugët kryesore në prag të hyrjes në fuqi të masave të reciprocitetit të paralajmëruara nga qeveria kosovare, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Gjatë bisedave telefonike, Çavuşoğlu u ka thënë bashkëbiseduesve se Türkiye gjithmonë i kushton rëndësi paqes dhe stabilitetit të Ballkanit dhe se tensionet e reja në rajon nuk janë në dobi të askujt, duke theksuar nevojën për mbizotërimin e arsyes së shëndoshë.
Kryediplomati turk ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të bëjë pjesën e tij për uljen e tensioneve./FolDrejt/