Një incident ka ndodhur në spitalin rajonal të Lezhës këtë të premte.
Burime bëjnë me dije se një person është konfliktuar për radhën në spital dhe ka goditur derën e recepsionit, duke thyer xhamin, transmeton Fol Drejt.
Si pasojë e incidentit ka marrë lëndime të lehta punonjësja e sportelit. Policia ka shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për identifikimin e autorit i cili është larguar në drejtim të paditur./FolDrejt/