Mbrojtësi i djathtë i PSG-së, Achraf Hakimi, një nga më të mirët në pozitën e tij në botë, do të ishte gati të pranonte një ulje page nëse kjo do të thoshte se ai mund të kthehej aty ku filloi gjithçka për të: Real Madrid, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Kjo vjen nga një raport i Rodra P të Relevo, i cili thotë se Hakimi është ende një madridist nga brenda dhe ende ëndërron të kthehet në klubin e tij të fëmijërisë.
PSG, megjithatë, mund të mos dëshirojë ta shesë marokenin, kontrata e të cilit zgjat deri në vitin 2026. /FolDrejt/