Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një nisje të mbarë të vitit 2019.
Sipas zyrtarëve të aeroportit, vetëm në javën e parë të këtij viti kanë udhëtuar 50 mijë udhëtarë dhe janë realizuar 360 fluturime.
Në një prononcim për Indeksonline ata thonë se i gjithë trafiku është duke u realizuar sipas planit, me trend të rritjes prej 20 për qind.
“Me 50,000 udhëtarë e mbi 360 fluturime të planifikuara për javën e parë shënojmë fillimin e mbarë të 2019-ës në aeroportin “Adem Jashari”. Përmes aeroportit javën pare realizohen 362 fluturime me rreth 40,000 udhëtarë. I gjithë trafiku është duke u realizuar sipas planit, me trend të rritjes prej 20 %”, kanë thënë për Indeksonline.
Gjithashtu, bëhet e ditur se Policia e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës kësaj radhe ka qenë në nivelin maksimal të shërbimeve.
“Policia e Kosovës ne aeroportin e Prishtinës kësaj radhe kanë qenë ne nivelin maksimal të shërbimeve , sipas pasagjerëve ketë vit ka qen një organizim perfekt i policisë ku pritjet ne kontroll te dokumenteve ka qen minimale”, thuhet më tej në prononcimin e tyre.
Ndërsa, vlen të ceket se në vitin2018 aeroporti ka shënuar rekord me mbi 2.2 milionë udhëtarë.