Karim Benzema më në fund mori në dorë trofeun e Topit të Artë – dhe çuditërisht nuk kishte asnjë fashë që mbështjellë gishtërinjtë e tij.
Ylli i Real Madridit frymëzoi skuadrën e tij për një triumf të dyfishtë mbresëlënëse në La Liga dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Dhe në moshën 34-vjeçare, Benzema regjistroi sezonin e tij më të mirë të golave në histori, duke regjistruar 44 gola në 46 paraqitje.
Por, për të gjitha vlerësimet e francezit, një pyetje e zakonshme që tifozët e futbollit ende duan të dinë është se pse Benzema mban gjithmonë një fashë në dorën e tij të djathtë?
Tifozët janë mësuar të shohin dorën e djathtë të francezit të mbështjellur me fashë gjatë festimeve të golit.
Shumëkush kishte menduar se kjo gjë i sjell fat atij, mirëpo është një arsyej tjetër që fshihet pas kësaj.
Benzema e mbështjell atë rreth dorës së tij para çdo ndeshje për të mbrojtur një lëndim që e kishte pësuar në vitin 2019, duke mbetur me gishtin e vogël të dorës së djathtë të thyer në ndeshjen kundër Real Betisit.
Benzema u përplas me mbrojtësin Marc Bartra dhe përfundoi duke thyer gishtin e vogël të djathtë kur u përpoq të mos rrëzohej ashpër në tokë.
Fituesit të Topit të Artë iu tha se operacioni do ta linte atë jashtë fushe për dy muaj, por Benzema vendosi të priste deri në fund të sezonit për të kryer operacionin i cili ishte një sukses.
Megjithatë, Benzema nxitoi periudhën e tij të rehabilitimit për të qenë në dispozicion për sezonin e ardhshëm, gjë që bëri që dora e tij të merrte një goditje tjetër.
Si rezultat, lojtarit i është dashur të mbajë përgjithmonë fashën pasi nuk i ka dhënë kohë të mjaftueshme për t’u shëruar./FolDrejt/