Administrata e presidentit të SHBA-së Joseph Biden është duke finalizuar planet për të dërguar sistemin e mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë, i cili mund të shpallet që në fillim të kësaj jave, thanë dy zyrtarë amerikanë dhe një zyrtar i lartë i administratës, raportoi sot CNN.
Sipas raporteve, plani i Pentagonit ende duhet të miratohet nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin përpara se t’i dërgohet Presidentit Biden për nënshkrimin e tij.
Pasi të finalizohen planet, Patriotët pritet të dorëzohen shpejt në ditët në vijim dhe ukrainasit do të trajnohen për t’i përdorur ato në bazën ushtarake amerikane në Grafenwehr, Gjermani, thanë zyrtarët, transmeton Fol Drejt.