Në propozim-buxhetin e Departamentit të Shtetit për vitin fiskal 2023, në pjesën që parashikon ndihmë për operacionet e jashtme, për Ballkanin Perëndimor janë caktuar 106.2 milionë dollarë, transmeton Zëri i Amerikës.
Siç thuhet në dokumentin zyrtar të Departamentit të Shtetit, ndihma amerikane është planifikuar për Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi për të mbështetur anëtarësimin në BE dhe reformat që duhet të zbatohen në përputhje me rrethanat, si dhe për përpjekjet për të kundërshtuar ndikimin dhe dezinformimin rus dhe kinez.
Theks i veçantë i është vënë forcimit të shtetit ligjor dhe transparencës në qeveri, luftimit të korrupsionit, forcimit të aktivizmit civil dhe sigurimit të një sektori dinamik të pavarur mediatik, shton dokumenti, transmeton Fol Drejt.