Mesfushori 19-vjeçar, i cili është djali i ish-lojtarit të Uellsit, Robbie Savage, është një produkt i akademisë së Manchester United dhe bëri një paraqitje për klubin, si zëvendësues në UEFA Champions League kundër Young Boys në dhjetor 2021, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Sipas BBC Sport, Savage ka rënë dakord për një marrëveshje huazimi me Forest Green për pjesën e mbetur të sezonit. Disa klube të Championship me sa duket shprehën interes për të, por ai zgjodhi t’i bashkohej klubit të League One me premtimin e minutave të rregullta për të vazhduar zhvillimin e tij. /FolDrejt/