Një 16-vjeçar nga Roskoveci i Fierit është proceduar penalisht, pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për një shtetas 16 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec, pasi në oborrin e banesës së tij, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa./abcnews.al/