Xhelal Sveçla sot gjatë konferencës për media tha se Kosova po përballet me tentativa për destabilizim, adresa është Beogradi, shkruan Fol Drejt.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Sveçla theksoi se ligjshmëria dhe kushtetutshmëria janë parime normale në një vend demokratik.
Sipas tij grupet kriminale kanë qenë të orkestruara nga vetë Beogradi zyrtar, andaj edhe ndodhën sulmet ndaj KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe mediat.
Prapa aktit të rrëmbimit të tre policëve, ndërkaq, sipas ministrit Sveçla, qëndron njësiti Special i Serbisë dhe njësiti ushtarak “Kobra”./FolDrejt/