Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home Pa Kategori

Adresimi i plotë i Kurtit në njëvjetorin e fillimit të agresionit dhe invazionit rus në Ukrainë

2 vjet më parë
in Pa Kategori
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lexoni edhe..

NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

“Uria” e përdorur si armë lufte nga Izraeli vrau 16 fëmijë në Gaza

Sulmin rus në Ukrainë kryeministri Kurti e ka quajtur si një sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar, raporton Fol Drejt.

Kurti tha se ky ishte sulm mbi botën e civilizuar, mbi lirinë dhe demokracinë, vlerat tona themelore dhe mënyrën tonë të jetës.

“Republika e Kosovës e kishte dënuar dhe vazhdon ta dënojë fuqishëm agresionin Rus në Ukrainë. Vendosëm menjëherë sanksione dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të strehuar deri në 5 mijë refugjatë nga Ukraina.”, shkruan në raportin zyrtar të Zyrës së Kryeministrit. /FolDrejt/

 

Më poshtë gjeni adresimin e plotë të kryeministrit Kurti në njëvjetorin e fillimit të agresionit dhe invazionit rus në Ukrainë, në ceremoninë pritëse dhe të ndarjes së falënderimeve për gazetarët ukrainas në Kosovë:

E nderuara Presidente e vendit, znj. Osmani-Sadriu,

I nderuari Kryetar i Kuvendit, z. Konjufca,

Të dashur gazetarë nga Ukraina,

Të nderuar deputetë,

Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë,

dhe ju të pranishëm,

 

Në mëngjesin e hershëm të 24 shkurtit të vitit të kaluar, pasi kishte grumbulluar mbi 200 mijë trupa afër kufirit, Federata Ruse filloi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës.

Sulmi ishte i paprovokuar dhe i pajustifikuar. Ishte sulm mbi botën e civilizuar, mbi lirinë dhe demokracinë, vlerat tona themelore dhe mënyrën tonë të jetës.

Republika e Kosovës e kishte dënuar dhe vazhdon ta dënojë fuqishëm agresionin Rus në Ukrainë. Vendosëm menjëherë sanksione dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të strehuar deri në 5 mijë refugjatë nga Ukraina.

Sot bëhen një vit të agresionit brutal të Rusisë mbi Ukrainën. Një vit i granatimeve dhe shkatërrimit të qyteteve dhe i vrasjeve dhe masakrave ndaj civilëve.

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ishte shokuese, por jo edhe befasuese. Ajo erdhi si rezultat i tolerimit për një kohë të gjatë të aventurave ushtarake të një presidenti despotik. Pasojë e shtypjeve të së drejtave e lirive të njeriut, rritjes së autokracisë dhe glorifikimit të miteve e të kaluarës perandorake. Sidomos përgjatë vitit 2021 kur kremtonte përvjetorët shekullorë –800 vjet nga Aleksandar Nevski dhe 300 vjet nga Pjetri i Madh – u bë e qartë që presidenti Putin kishte zëvendësuar plotësisht vajtimin për rënien e Bashkimit Sovjetik me nostalgjinë për Rusinë Cariste.

Më 24 shkurt 2022, Kremlini deshi që në Kiev ta përsërisë atë që e kishin bërë mongolët në vitin 1242. Rusët në shekullin XXI po i imitonin mongolët e shekullit XIII. Një invazion barbar, i rëndë për nga mendimi i cekët dhe i cekët për nga armatimi i rëndë. Kështu duket invazioni rus nga Kievi, nga Prishtina dhe nga e gjithë Evropa.

Zonja e zotërinj,

Sot po ashtu bëhen një vit të rezistencës së pashembullt të një populli liridashës.

Të panumërta janë tregimet për guximin dhe sakrificën e ushtarëve ukrainas, përkushtimin e tyre ndaj vendit dhe kauzës që mposhti shanset kundër tyre për sukses. Historitë e qëndrueshmërisë dhe këmbënguljes së njerëzve të zakonshëm për të luftuar e çliruar vendin e tyre kanë mobilizuar botën e lirë për të ndihmuar e për t’u solidarizuar.

Nga 24 shkurt 2022 deri më 12 shkurt 2023, Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë ka regjistruar 18,955 viktima civile. Prej tyre, 7,199 të vrarë dhe 11,756 të plagosur[1].

Sipas Misionit të OKB-së për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Ukrainë (HRMMU), burrat përbëjnë 61.1 për qind të viktimave të konfirmuara të civilëve dhe gratë 39.9 për qind. Të paktën 487 fëmijë janë vrarë dhe 954 janë plagosur.

Gati 18 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare kurse 14 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre[2]. Kostoja e dëmeve të luftës ka arritur në 138 miliardë dollarë kurse kostoja e rindërtimit llogaritet të jetë në 350 miliardë[3].

Populli i Kosovës i kupton shumë mirë këto shifra. Vuajtjet dhe dhimbjet që shkaktojnë për vitet e dekadat që vijnë.

E në një ditë të zymtë si kjo, megjithatë jemi të lumtur që Kosova jonë është bërë shtëpi e 12 gazetarëve ukrainas. Me urimin që është bërë shtëpi edhe si ndjenjë, përveçse strehë, do të jemi pranë jush si popull, si shoqëri, si institucione, si dje, si sot, si nesër.

Rezistencë, solidaritet, mbështetje deri në fitore.

Ukraina duhet të fitojë sepse vetëm kështu do të ruhet paqja e demokracia në kontinentin e Evropës.

Ju faleminderit.

Porosit Web Porosit Web
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Potter: Unë gjithmonë kam pasur mbështetje nga Chelsea

Lajmi tjetër

Blinken paralajmëron Këshillin e Sigurimit të OKB-së për thirrjet për armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë

Të ngjajshme

LAJME

NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

9 Mars, 2025
Pa Kategori

“Uria” e përdorur si armë lufte nga Izraeli vrau 16 fëmijë në Gaza

5 Mars, 2024
Pa Kategori

FOTO/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në kapjen e këtij personi

16 Shkurt, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM