Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar Adriana Hoxhiç në postin e ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Haradinaj e ka vlerësuar ministren e re për kontributin në ‘krijimin e urave të komunikimit ndërmjet komuniteteve’.
“Sot emërova Adriana Hoxhiç, ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila shquhet për angazhimin e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Është i njohur gjerësisht kontributi i saj në krijimin e urave të komunikimit dhe mirëbesimit ndërmjet komuniteteve të Kosovës”, tha Haradinaj.