Një ngjarje e veçantë e ka përcjellur futbollin.
Derbi i ka takuar skuadrës vendase të Reggines me rezultat minimal 1-0, me një gol të jashtëzakonshëm që është realizuar në minutën e 21-të.
Ka qenë sulmuesi i vendasve, Adriano Montalto që ka realizuar një gol të pabesueshëm nga gjysma e fushës për ta vulosur fitoren e Regginës në këtë derbi.
Montalto pa që portieri mysafir kishte dalë nga porta e tij dhe me një goditje precize shënoi gol të jashtëzakonshëm nga 54 metra distancë.
Ky gol ka vendosur derbin me Regginan që ka marrë tri pikët dhe është ngjitur në 14-të me 26 pikë të grumbulluara.
Tek skuadra vendase në formacionin bazë ishte edhe mesfushori shqiptar Përparim Hetamaj.
Ndërkohë goli i realizuar nga Montalto është bërë viral në rrjet dhe sigurisht që do të jetë i nominuar për më të mirin e vitit 2022.