Gazetari sportiv, Fabrizio Romano përmes një postimi në rrjetin social Twitter, duke iu referuar një deklarate të Adrien Rabiot ka thënë se lojtari i Juventusit kishte mundësi të kalonte në Manchester United gjatë verës, raporton Fol Drejt.
A tha se francezi e ka pranuar se tranferimi mund të ndodhte por se qëndrimi në Juventus ishte zgjidhja më e mirë që bëri.
Postimi i plotë:
“Adrien Rabiot për marrëveshjen e Man Utd-it që dështoi në gusht: “Është e vërtetë, pata një shans të provoja përvojën në Premier League; por qëndrimi në Juventus ishte zgjidhja më e mirë”, thotë La Gazzetta.
“Unë nuk mendoj për të ardhmen, nuk jam në nxitim për kontratën time [që skadon në 2023]”.” /FolDrejt/