Ditë më parë, ekipi i gazetës online Fol Drejt, pati rastin ta intervistonte Myftiun e Shkodrës, z. Muhamed B. Sytari, me të cilin bashkëbiseduan për shumë çështje.
Të kuptuarit e fesë, mënyra se si ajo manifestohet në jetën tonë të përditshme, qe thelb i bisedës.
Relacioni Atdhe – Fe, nuk mbeti larg kësaj vëmendjeje.
Myftiu Sytari ndër të tjera tha se dilema nëse Ilsami ndërton raport përjashtues me kombin, në thelb, nuk ka kuptim.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni këtë të shtunë, nga ora 18:00, me kohë të Kosovës, në llogarinë e gazetës Fol Drejt në Facebook, si dhe në kanalin e saj në Youtube./FolDrejt/