Një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar i llojit “A400M Atlas” ka ateruar në Prishtinë.
Njoftimin për aterimin e këtij aeroplani e ka dhënë KFOR-i, transmeton Fol Drejt.
Ky është njoftimi i tyre i plotë:
“Avioni A400M është një mjet strategjik shumë funksional, i aftë për të transportuar ngarkesa të rënda në distanca të konsiderueshme, në lartësi të ndryshme me aftësinë për të ulur në pista shumë të shkurtra. Forcat ajrore në Gjermani, Francë, Spanjë, Turqi dhe Belgjikë gjithashtu operojnë me A400M, duke formuar kështu bazën kryesore të transportit ajror të NATO-s”./FolDrejt/