Pamjet dramatike kapën zjarrfikësit duke reaguar ndërsa pasagjerët shikonin nga një dhomë pritjeje.
Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi zbritën nga Airbus A320-232 pa lëndime, tha policia në Twitter.
“Një zjarr shpërtheu në një motor të një aeroplani pasagjerësh që u ndal në portë. Zjarri është shuar. Pasagjerët u evakuuan. Askush nuk u lëndua”, ka shkruar më tej policia në Twitter.
Burimet e British Airways e minimizuan incidentin për MailOnline, duke thënë se tymi u vu re nga aeroplani për shkak të ‘frenave të nxehta’ rreth orës 20:00 pasi aeroplani ishte në portë.
Fluturimi i kthimit për në Londër u anulua, duke i lënë pasagjerët të frustruar. /Telegrafi/