Një aeroplan luftarak francez i llojit “Rafale” do të bëjë xhiro mbi Ballkanin Perëndimor gjatë javës së ardhshme, ndërsa do të bëhet pjesë e një stërvitje ushtarake të forcës paqeruajtëse evropiane “EUROFOR”, në Bosnjë e Hercegovinë.
Aty do të asistoj në stërvitjen e avionëve ushtarakë në kuadër të manovrës “Althea”.
Lajmin e bëri të ditur “EUROFOR”, duke konfirmuar se aeroplani francez niset nga aeroplanmbajtësja e “Charles de Gaulle”, është duke kryer aktualisht trajnime operacionale në Detin Mesdhe.
“Në këtë kohë kur ekuilibri i sigurisë në Evropë është tronditur, BE-ja demonstron përkushtimin dhe vendosmërinë e saj të vazhdueshme për të mbështetur një mjedis të sigurt dhe të sigurt në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në komunikatën e misionit evropian, transmeton Klankosova.tv.
Demonstrimi ndodh pikërisht në kohën kur situata e sigurisë në Evropë është kërcënuar pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainë.