Një aeroplan reaktiv Cathay Pacific ndërpreu ngritjen në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut herët këtë mëngjes dhe 11 pasagjerë u plagosën gjatë evakuimit të avionit, njoftoi linja ajrore.
Fluturimi CX880, i destinuar për në Los Anxhelos, u kthye në portën e imbarkimit pasi një “çështje teknike” shkaktoi që ekuipazhi të ndërpresë ngritjen dhe të fillojë një “evakuim paraprak të pasagjerëve”, tha linja ajrore në një deklaratë.
Ata në bord thuhet se kanë përdorur pesë rrëshqitje për të dalë nga avioni./FolDrejt/