Sipas raportimeve ndërkombëtare, një avion rus i tipit SU-34 është përplasur në një ndërtesë banimi, shkruan Fol Drejt.
Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi një avion luftarak rus SU-34 u përplas në një ndërtesë banimi në qytetin perëndimor Yeysk.
Sipas autoriteteve ruse aksidenti fatal ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor të hënën.
“Sipas raportit të pilotëve, shkak i rrëzimit të avionit ka qenë djegia e njërit prej motorëve gjatë ngritjes. Në vendin e rrëzimit të SU-34 në oborrin e një prej lagjeve të banimit, karburanti i avionit u ndez”, tha ministria në një deklaratë për agjencinë e lajmeve RIA.
RIA raportoi se 13 trupa, përfshirë ato të tre fëmijëve, u gjetën që nga mëngjesi i së martës, sipas Ministrisë së Situatave Emergjente. Raportet e mëparshme të mediave shtetërore thanë se të paktën 25 persona u plagosën./FolDrejt/