“Një aeroplan rus AN-30 shkeli hapësirën ajrore suedeze”, tha Ministria suedeze e Mbrojtjes në një deklaratë, duke shtuar se ekuipazhi e saj ka monitoruar incidentin dhe e ka fotografuar .
“Aeroplanët luftarakë suedezë ndoqën incidentin dhe fotografuan avionin rus”, tha ministria e Mbrojtjes.
Ministri suedez i mbrojtjes, Peter Hultqvist, dënoi incidentin, i cili ndodhi në prag të aplikimit të parashikuar të Suedisë për anëtarësim në NATO, të cilit Rusia e kundërshton fuqishëm, e pritet që për anëtaresim në aleancë të aplikojë edhe Finlanda fqinje.
Suedia dhe Finlanda pritet të aplikojnë për anëtarësim në NATO në javët e ardhshme, një veprim që dikur ishte i paimagjinueshëm.