Nga aeroporti i Cyrihut këtë dimër do ketë përsëri fluturime në 142 destinacione të ndryshme në 65 shtete. Ndryshimet kryesore të planprogrameve të fluturimeve nga 27 tetori 2019 deri 28 mars 2020 janë si vijon:
Fluturimet e filluara këtë verë drejt Ohrit dhe Tiranës nga Edelweiss Air do vijojnë të shërbejnë edhe gjatë dimrit. Edhe atë dyherë në javë, shkruan foldrejt.com.
Rritje të frekuencës do ketë edhe te Chair Airlines. Kjo kompani do fluturojë 11 herë drejt Prishtinës dhe çdo ditë drejt Shkupit./Foldrejt.com