Punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit “Zajed” janë drejt përfundimit.
Të dielën e 18 Prillit një avion me pasagjerë nga Londra pritet të zbresë në pistë.
Sipas autoriteteve ka përfunduar pista prej 2200 metrash, ndërsa në zonën e parkimit është projektuar të qëndrojnë 3 avionë njëkohësisht.
Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit është aeroporti i dytë civil në Shqipëri pas atij të Rinasit.