Mediat shtetërore ruse po raportojnë se aeroporti Vnuko i Moskës ka vendosur kufizime në fluturime për shkak të “zbulimit të objekteve të panjohura në hapësirën ajrore”, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se droni ukrainas ishte rrëzuar mbi rrethin Podolsk të rajonit të Moskës – në jug të kryeqytetit.
Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin shkroi në Telegram se droni iu afrua qytetit rreth orës 11 të mëngjesit me kohën lokale.