Aeroporti i Stambollit ka qenë aeroporti më i ngarkuar në Evropë në tremujorin e tretë të vitit, me 19.957.147 pasagjerë.
Këshilli Ndërkombëtar Evropian i Aeroporteve (ACI Europe) njoftoi aeroportet që ka pritur numrin më të madh të pasagjerëve në tremujorin e tretë të vitit 2022, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ndërsa Aeroporti i Stambollit renditet i pari në mesin e aeroporteve evropiane me 19.957.147 pasagjerë, ai i kaloi aeroportet e Londrës, Parisit dhe Amsterdamit.
Aeroporti i Antalias u bë aeroporti i 7-të më i ngarkuar në Evropë me 14.593.276 pasagjerë./FolDrejt/