Aeroporti në rajonin rus të Kurskut, në kufi me Ukrainën, ishte objektiv i një sulmi me dron, njoftoi sot në mëngjes guvernatori Roman Starovoit.
“Në një sulm me dron në zonën e aeroportit të Kursk, një rezervuar depozitimi nafte mori zjarr.” Nuk ka pasur viktima”, tha guvernatori në rrjetet sociale.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi mbrëmë se ushtria ruse rrëzoi dronët ukrainas që sulmuan dy baza ajrore ruse, duke vrarë tre ushtarë./FolDrejt/