Për të mbuluar nevojat e saj energjetike, Gjermania duhet të negociojë me Iranin për furnizimin me gaz, sipas kreut të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), Tino Chrupalla, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Si AfD, ne përfaqësojmë një politikë të jashtme të drejtuar nga interesi për të mirën e vendit tonë,” tha Chrupalla për edicionin e së dielës të gazetës Die Welt.
“Nëse duam të kompensojmë mungesën e gazit rus, ne kemi nevojë për çdo furnizues. Për të qenë sa më të pavarur, do të na duhet të blejmë gaz nga Irani.”
Së bashku me Rusinë, Irani ka rezervat më të mëdha të gazit në botë.
Sipas Dhomës Gjermano-Iraniane të Industrisë dhe Tregtisë, ka pasur shumë pak eksporte gazi nga Irani në Gjermani gjatë viteve të fundit./FolDrejt/