Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën është aktualisht të paktën 15,865 thanë zyrtarët, siç raportohet nga CNN.
Në Turqi, numri i viktimave u rrit në të paktën 12,873, sipas Agjencisë Turke të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Në Siri, numri total i të vdekurve është të paktën 2,992, përfshirë 1,730 në zonat e kontrolluara në veriperëndim, sipas organizatës vullnetare të Helmetave të Bardha që ofron ndihmë për civilët në zonat e kontrolluara nga opozita siriane, transmeton Fol Drejt.