Të paktën 12 persona janë vrarë dhe rreth 40 janë zhdukur nga përmbytjet e mëdha të shkaktuara nga shirat sezonalë në Afganistan, njoftuan sot zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid dhe zyrtarët lokalë.
Mujahid tha se përmbytjet e papritura ndodhën mbrëmë vonë në rrethin Jalrez të provincës Maidan Wardak, në perëndim të Kabulit, raportoi AP.
Ai shtoi se të gjitha organet kompetente janë urdhëruar që të ofrojnë ndihmën e nevojshme për popullatën në zonat e prekura./FolDrejt/