SHBA-ja tërhoqi gjithë trupat e saj nga baza amerikane e Kandaharit në jug të Afganistanit, një prej vendeve më të rëndësishme, njoftuan sot autoritetet afgane.
“Kjo bazë na është kthyer zyrtarisht, por mund të konfirmoj që ata e kanë lënë të mërkurën”, theksoi Khoja Yaya Alawi, një zëdhënës i ushtrisë afgane në Kandahar.
“Një dorëzim zyrtar do të bëhet pas Bajramit të Madh, festa myslimane, e cila, deri të shtunën, shënon fundin e agjërimit të Ramazanit”, theksuan dy zyrtarët.
Në një kohë, kjo bazë ishte e dyta më e rëndësishme për trupat amerikane dhe ndërkombëtare të pranishme në vend.
Rajoni i Kandaharit është një ish-bastion i talebanëve të vendosur në jug të Afganistanit dhe këto muajt e fundit, ka qenë skenë e përplasjeve mes kryengritësve dhe forcave afgane.