Në qytetin afgan, Mazar-e-Sharif, sot një bombë shpërtheu gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve për gazetarët, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur pesë, tha një zëdhënës i policisë talebane.
Shpërthimi ndodhi në qendrën “Tabian Farhang” në Mazar-e Sharif, kryeqyteti i provincës Balkh, rreth orës 11 të mëngjesit kur gazetarët po mblidheshin për ceremoninë e ndarjes së çmimeve, tha Mohammad Asif Waziri, një zëdhënës i policisë lokale talebane, raporton AP.
Kjo ndodhi dy ditë pasi një bombë në Mazar-e-Sharif vrau guvernatorin e provincës Balkh, Daud Muzmal dhe dy persona të tjerë dhe plagosi katër persona./FolDrejt/