Administrata talebane në Afganistan ka urdhëruar mbylljen e salloneve të bukurisë brenda një muaji, njoftoi Ministria e Moralit.
Qeveritë e huaja dhe zyrtarët e OKB-së kanë dënuar kufizimet në rritje ndaj grave që kur talebanët u kthyen në pushtet në vitin 2021, pasi mposhtën një qeveri të mbështetur nga SHBA, sipas Reuters.
Vitin e kaluar, autoritetet talebane mbyllën shumicën e shkollave të mesme për vajza, duke i ndaluar gratë të hyjnë në universitete dhe të punojnë në fushën e ndihmës humanitare./FolDrejt/