Talibanët njoftuan sot ndalimin e kultivimit të lulekuqes së opiumit dhe bimëve të tjera që përdoren për të marrë lëndë narkotike në Afganistan, në vendin që është prodhuesi më i madh në botë i opiumit.
“Sipas dekretit të liderit suprem të Emiratit Islamik të Afganistanit, të gjithë afganët janë informuar se tani e tutje, kultivimi i lulëkuqes është rreptësisht i ndaluar në të gjithë vendin”, thuhet në urdhrin e liderit suprem taleban Haibatullah Akunajada, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt
Shkelësit të urdhrit do t’i shkatërrohen të korrat menjëherë dhe ai vetë do të trajtohet në përputhje me ligjin e Sheriatit, u njoftua në konferencën për shtyp të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kabul.