Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj disa afisheve që janë bërë sot kundër Levizje Vetëvendosje, e në të cilat flitet për “varrimin e kauzave, parimeve dhe premtimeve” nga kjo Parti.
Zëdhënësi Manxhuka e ka konsideruar këtë ide të afisheve si ide të vjedhur nga Vetëvendosja.
“Këta edhe në njoftime mortore vjedhin. Hajna tipik. Hajna..
Në të vërtetë ka vdekur kauza e tyre e madhe e 25 gushtit 2015, ajo e themelimit të “Zajednicës”.
Fotoja e parë është nga aktiviteti i Rinisë për VETËVENDOSJE!, më 23 dhjetor 2022, në shtatë vjetorin e shpalljes së vdekur të “Zajednicës”.”, ka shkruar Manxhura./FolDrejt/