Afrika e Jugut ka marrë parasysh vendimin e ICC-së për lëshimin e një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin. Kjo sipas Reuters, përcjell Fol Drejt.
“Ne vërejmë raportin mbi urdhërarrestin që ka lëshuar ICC,” tha Vincent Magwenya, një zëdhënës i Presidentit Cyril Ramaphosa. “Ne, si qeveri, jemi të vetëdijshëm për detyrimin tonë ligjor.”
Komenti erdhi pas raportimeve se Putini pritej të vizitonte Afrikën e Jugut në gusht për të marrë pjesë në një samit të BRICS.
“Megjithatë, nga tani deri në samitin ne do të mbetemi të angazhuar me palë të ndryshme të interesuara,” shtoi zëdhënësi.
Ndërsa nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për vizitën e Putinit, ai pritet të marrë pjesë në këtë ngjarje, siç bëri në vitin 2013.
“Mbetet angazhimi dhe dëshira shumë e fortë e Afrikës së Jugut që konflikti në Ukrainë të zgjidhet në mënyrë paqësore përmes negociatave”, theksoi zëdhënësi.
Siç u raportua më parë, më 18 mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe ombudspersonen ruse të fëmijëve Maria Lvova-Belova. Të dy dyshohen për krime lufte në formën e dëbimit dhe transferimit të paligjshëm të popullsisë, përfshirë fëmijët, nga territori i okupuar i Ukrainës.
Afrika e Jugut është në listën e vendeve që kanë ratifikuar Statutin e Romës të ICC-së, dhe për këtë arsye është e detyruar me ligj të sigurojë që çdo urdhër arresti të ekzekutohet. /FolDrejt/