Presidenti i Republikës së Afrikës së Jugut, Cyric Ramaphosa, tha se partia në pushtet ANC ftoi zyrtarët të nënshkruajnë vendimin për tërheqjen e vendit nga dokumenti për Gjykatën Penale Ndërkombëtare,shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Kjo gjykatë, me seli në Hagë, lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin në mars.
Duke pasur parasysh se Afrika e Jugut do të jetë nikoqire e samitit të BRICS në gusht, anëtare e të cilit është Rusia, sipas rregullave aktuale, vendi do të detyrohej të arrestonte Putinin kur ai të mbërrinte në territorin e këtij vendi afrikan.
“Partia në pushtet ka vendosur se është e arsyeshme që Afrika e Jugut të tërhiqet nga GJNP”, tha presidenti.
Sekretari i Përgjithshëm i ANC Fikile Mbalula deklaroi se Putin mund të vizitojë Afrikën e Jugut në çdo kohë pa asnjë problem.
“Putini mund të vijë në këtë vend në çdo kohë. ICC nuk u shërben interesave të të gjithëve, por interesave të individëve,” tha Mbalula.
Presidenti i Afrikës së Jugut Ramaphosa deklaroi gjithashtu se vendimi i ANC për t’u tërhequr nga ICC ishte kryesisht për shkak të trajtimit të padrejtë të perceptuar të gjykatës ndaj disa vendeve.
“Ne do të donim që kjo çështje e trajtimit të padrejtë të diskutohej si duhet, por ndërkohë, partia në pushtet ka vendosur edhe një herë të tërhiqet nga kjo gjykatë”, tha presidenti i shtetit.
Republika e Afrikës së Jugut tashmë tentoi të tërhiqej nga ky mekanizëm në vitin 2016 pas vizitës së ish-presidentit sudanez Omar al-Bashir, kur edhe zyrtarët e Afrikës së Jugut refuzuan arrestimin e këtij politikani, për të cilin edhe gjykata e Hagës lëshoi një urdhër.
Megjithatë, tërheqja nga Gjykata Ndërkombëtare u pengua nga institucionet gjyqësore të Afrikës së Jugut, të cilat vendosën se tërheqja e shtetit ishte një akt antikushtetues. /FolDrejt/