Kryetari i partisë Alternativa në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi shpalosi konceptin e partisë të cilën e ka nën udhëheqje.
Ai tha se kjo parti ka në thelb idenë e familjes tradicionale, koncept i cili sipas Gashit nuk është pjesë e partive të tjera, përcjell Fol Drejt.
“Mendoj se në asnjë parti tjetër më nuk mund ta dëgjoni fjalën familje, aq më tepër familjen tradicionale”, u shpreh ai.
Më poshtë ju sjellim videon ku Gashi flet më gjerësisht rreth konceptit të familjes e me theks të veçantë të familjes tradicionale./FolDrejt/