Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, këto ditë po qëndron në Londër, ku po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila nga 11 deri në 14 tetor po zhvillohet në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.
Gjatë qëndrimit disaditor në Londër, kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi pritet të realizojë takime të rëndësishme me politikanë dhe diplomatë ndërkombëtarë, ndërsa ai do të ketë edhe një paraqitje para Asamblesë së NATO-s, ku do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Stoltenberg.
Krejt kjo ndodhë në vigjilje të momentit historik kur pritet që Maqedonia e Veriut të marrë dritë jeshile për anëtarësim të plotë në NATO dhe për fillimin e bisedimeve me BE-në.
Ndryshe, “Alternativa” e Afrim Gashit ka thënë qysh në fillim se arsyeja që është bërë pjesë e qeverisë është pikërisht agjenda euro-atlantike.
