Afrim Gashi, kryetari i Alternativës, këto ditë po qëndron për vizitë zyrtare në Ankara të Turqisë, sëbashku me kryetarin e ri të Hekurudhave të Maqedonisë, Orhan Murtezanin.
Vizitën disaditore në Turqi kryetari Gashi e ka hapur me takimin me Zëvendëskryetarin e Përgjithshëm të AK Parti-së (Partia e Drejtësisë dhe Mirëqenies), z. Numan Kurtullmush. Ky takim u realizua me qëllim të inicimit të bashkëpunimit formal ndërmjet Alternativës dhe AK Partisë si dy parti të qendrës së djathtë. Të dy palët u dakorduan që bashkëpunimi duhet të zhvillohet edhe thellohet edhe më tej dhe u dakorduan që në afat sa më të shkurtër kohor të formalizohet edhe përmes firmosjes së një memorandumi për bashkëpunim.
Pjesë e delegacionit të Alternativës janë edhe Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, dhe zëdhënësi i Alternativës, njëherazi edhe drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, Orhan Murtezani.